Deklaratat

Deklaratë për shtyp
3 prill 2011

Besimi i juaj fetar Islam

Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, në këto çaste në të cilën po kalon Kosova me vëmendje është duke i përcjell zhvillimet  e fundit aktuale shoqërore lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë i cili sapo filloi dhe do të zgjas gjer më 15 prill 2011.
Forumi Musliman i Kosovës e ndien veten të obligueshëm që të prononcohet me këtë Deklaratë për shtyp me të cilën përshëndet regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave  dhe fton të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, fetare e gjinore që të përgjigjen masovikisht këtij obligimi të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale si dhe më tej për integrimet e mëtutjeshme evropiane.
Forumin Musliman të Kosovës e gëzon fakti që tani pas plot 30 vitesh, kur në periudhën e komunizmit nuk është lejuar të bëhet edhe regjistrimi i përkatësisë fetare të qytetarëve të Kosovës, tani kjo e drejtë është e paraparë, edhe pse e cunguar, si jo e obligueshme, është një drejtë themelore konform standardeve evropiane që mbështetet mbi bazat e demokracisë.
Forumi Musliman i Kosovës fton të gjithë shqiptarët musliman në veçanti, si dhe boshnjakët, turqit, romët dhe të tjerët që e ndiejnë veten musliman që në pyetësorin, tek Formulari R3 në pyetjen e dhjetë e cila thotë:

      Cili është besimi i juaj fetar?

  1. Islam
  2. Ortodoks
  3. Katolik
  4. Tjetër specifiko
  5. Asnjë besim fetar
  6. Preferoj të mos përgjigjem

Medoemos të rrethakojnë nën 1. Islam, e të mos e lejnë të zbrazët pa përgjigje, pasi që ekziston mundësia që pastaj ajo fletë e zbrazët e pyetjes së dhjetë të keqpërdoret, duke shënuar ndonjë përgjigje tjetër në vend të Islamit.
Forumi Musliman i Kosovës bënë apel të gjithë qytetarëve që këtë të drejtë e garantuar e lirive dhe të drejtave njerëzore të shfrytëzojnë, pasi që kanë obligim shtesë edhe prej Krijuesit Fuqiplotë, me ç’rast  në një pyetje të  tillë të rekomanduar për të treguar përkatësinë fetare, e kanë obligim të dëshmojnë edhe në këtë formë duke u përgjigjur me përkatësinë Islame.
Forumi Musliman i Kosovë fton të gjithë qytetarët e Kosovës që e ndiejnë veten bile bile edhe deklarativisht musliman që këtë të drejtë e garantuar të përcaktimit fetar të tyre të shfrytëzojnë dhe të përgjigjen medoemos në pyetjen e dhjetë të Formularit R3 lidhur me përcaktimin fetar.
Forumi Musliman i Kosovës konkludon se edhe po të ndodh ndonjë rast i izoluar i keqpërdorimit apo i shtrembërimit të pyetjes së dhjetë lidhur me përcaktimin fetar, nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh, pasi që botërisht dihet se në Kosovë nga numri i gjithmbarshëm i shqiptarëve 98% i takojnë besimit Islam dhe 2% të besimit katolik, ndërsa nga numri i gjithmbarshëm i qytetarëve të Kosovës 93% ia takojnë besimit islam, 5% besimit ortodoks dhe 2% besimit katolik, ndërsa numri i grupeve tjera të papërcaktuara është i papërfillshëm dhe mund të numërohet në gishta apo mund të jetë ndoshta  0,5% të popullsisë së gjithmbarshme të Kosovës.

Forumi Musliman i Kosovës fton të gjithë qytetarët e Kosovës të deklarohen lirshëm edhe sipas përkatësive të tyre fetare për hirë të standardeve evropiane që bazohen në demokracinë evropiane me ç’rast do të bëhet edhe integrimi evropian i Kosovës me koloritin e saj fetar e cila vetëm do të jetë një begati shtesë në një Evropë në të cilin jetojnë kombe dhe popujt e ndryshëm me kultura të ndryshme dhe me përcaktime fetare të ndryshme.

 

Fuad Ramiqi
Kryetari i Forumit Musliman  të Kosovës


Deklaratë për shtyp
15 mars 2011

Në prag të regjistrimit në Kosovë

Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, në këto çaste në të cilën po kalon Kosova me vëmendje është duke i përcjell zhvillimet  e fundit aktuale shoqërore lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë i cili pritet të mbahet prej 1prill e gjer më 15 prill 2011.
Forumi Musliman i Kosovës e ndien veten të obligueshëm që të prononcohet me këtë Deklaratë për shtyp me të cilën njofton opinionin  e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar  për shqetësimet e tij lidhur me disa deklarime të individëve apo grupeve të caktuara qytetare në prag të regjistrimit të popullsisë në Kosovë.
Forumi Musliman i Kosovës përshëndet punën përgatitore të Entit Statistikor të Kosovës si bartës i këtij projekti sa  nevojshëm po aq i  rëndësishëm i  cili do të mbahet pas plot 30 vite nga regjistrimi i fundit i  mbajtur në Kosovë legal dhe legjitim i vitit 1981 në të cilin patën marr pjesë të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim etnie, gjinie e feje.
 Forumi Musliman i Kosovës ndjehet tepër i shqetësuar dhe i indinjuar me disa zëra në mediat të shkruara të cilët sapo jemi duke afruar kohës së mbajtjes së regjistrimit po janë më të zëshëm lidhur vetëm me një pyetje nga dhjetëra pyetjet që do të parashtrohen, dhe atë me deklarimin e fesë. Lidhur me këtë në formularin zyrtarë të përpiluar të Entit Statistikor të Kosovës  është shtruar pyetja” Cili është besimi i juaj fetar?”, dhe si përgjigje janë të shënuara pesë:” 1. Islam 2. Katolik 3. Ortodoks 4. Tjetër (lirisht mundet për t’u deklaruar diç tjetër) 5. Asnjë besim fetar”. Ky formulim i përpiluar është në suazat e standardeve ndërkombëtare lidhur me regjistrimin e popullsisë, dhe se një e drejtë e garantuar me konventa ndërkombëtare në të cilin parashihet që gjatë regjistrimit të popullsisë të shihet edhe përbërja fetare e shtetasve apo qytetarëve të një vendi apo shteti. Ky formulim si i tillë i mundës0n të gjitha shtresave apo kategorive qytetarësh të jenë të lire dhe të kenë mundësi të deklarimit të tyre fetar çfarëdo çoftë, po ashtu edhe të përcaktuarit deistë, agnostikë apo edhe ateist në përgjigjen nr. 5 të pyetjes së parashtruar që thotë: ”Asnjë besim fetar”.
Forumi Musliman i Kosovës nuk është kundër çfarëdo përcaktimi apo orientimi i të përcaktuarit, edhe të atij asnjë besim fetar, çoftë deistë, agnostikë apo ateistë, edhe pse edhe po  të ketë kësi kategorie të përcaktuarit do të mund të numërohen me gishta dhe do të jenë të papërfillshëm.Por, në një shoqëri demokratike ky grup fare i papërfillshëm të çohet dhe të jep leksione se si duhet të jetë pyetja lidhur me Deklarimin fetar, me të vërtet është diç anakronike dhe jashtë çdo logjike njerëzore dhe standardeve të përcaktuara të konventave ndërkombëtare, por ja se këtu në Kosovë mund të ndodh edhe kjo, që një grup  papërfillshëm qytetarësh të kundërshton një  drejtë themelore njerëzore e cila do të përkrahet me shumicë absolute nga qytetarët apo shtetasit të Kosovë. Ky grup i margjinalizuar dhe i papërfillshëm është i shqetësuar me deklarimin fetar, se në një kategori të caktuar mund të futen shtresat e ndryshme të qytetarëve dhe besimtarëve kosovar. Edhe po të jetë vetëm kulturor ndikimi i fesë është një e drejtë e pamohueshme e cila duhet të jetë një e drejtë themelore e garantuar. Individ dhe  grupe të caktuar të papërfillshme për një shoqëri demokratike gjejnë forcë që të japin  leksione bile bile edhe qytetarëve të Britanisë së Madhe të cilët gjatë vitit 2001, prej të cilëve  72% të popullatës janë deklaruar të krishterë, sipas tyre ky regjistrim  nuk  qenë i vërtetë në atë vit, nga anketat të kryera nga organizatat joqeveritare pas një kohe, pasi një pjesë e madhe e buxhetit politik ka shkuar në ndërtimin e kishave, shkollave të krishtera etj. Kjo i përngjan asaj se vetëm neve shqiptarët jemi më të mençur dhe më të ngritur në botë, sa që mund t’ju japim edhe leksione të llojit të vet,  sikurse që ka qenë diktatori shqiptar Enver Hoxha i cili krenohej kur në vitin 1967 e shpalli Shqipërinë të vetmin shtet ateist apo pa fe ë botë. Kësaj i thonë, e kaluara e harruara, dhe kurrë më e përsëritura as në Shqipëri e as në Kosovë. Forumi Musliman i Kosovë i bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës pa marrë parasysh se çfarë etnie, gjinie apo feje i takojnë, të përgjigjen dhe të kryejnë një obligim qytetar po aq  nevojshëm dhe i rëndësishëm për shtetin e ri të Kosovës, në të cilin pas plot 30 vitesh do të përcaktohet saktësisht  përbërja kombëtare, fetare, gjinore, etj. të qytetarëve të Republikës së  Kosovës.

 

Fuad Ramiqi
Kryetar i Forumit Musliman  të Kosovës

 


Deklaratë për shtyp
15 shkurt 2011

Përvetsimi tinëzar i trashëgimisë

Forumi Musliman i Kosovës, si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, e ndien veten të obligueshëm që të prononcohet me këtë deklaratë për shtyp, nëpërmes së cilës njofton opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar, se  ndjehet i shqetësuar dhe i shokuar pa masë me rastin e tentimit të ndërtimit të një kishe ortodokse maqedone në brendi të Kalasë së Shkupit dhe atë në mënyrë më tinëzare, natën, duke vendosur konstruksionin e projektuar më parë të kishës ortodokse. Edhe pse dihet botërisht se ekziston edhe fotoja e xhamisë së dikurshme ekzistuese brenda Kalasë,  e cila është rrënuar në vitin 1925 nga pushteti serb, tani pushteti maqedonas natën dhe me dhunë do të ndërtojë një kishë mbi themelet e xhamisë që është shkelje e konventës mbi ruajtjen e trashëgimisë kulturore historike, e cila parasheh që nëse ekzistojnë gjurmët apo shenjat e ekzistimit të ndonjë kulti apo objekti fetar të mëparshëm, atëherë është e drejtë që të restaurohet apo rindërtohet  objekti fetar ekzistues. Në vend se qeveria maqedonase t’iu përmbahet kësaj konvente dhe se të mundësojë sa më parë që në Kala të rindërtohet xhamia e dikurshme ekzistuese, me të cilën do të pasurohej edhe më tepër Shkupi, si një qytet i cili gjatë gjithë historisë së vet ka qenë i njohur për objekte të ndryshme të trashëgimisë së pasur kulturore historike, e të cilat gjatë kohës janë rrënuar me dhunë nga pushteti serb e maqedonas por edhe nga pasoja e tërmetit që Shkupi u goditi në vitin 1963.
Forumi Musliman i Kosovës nuk është kundër ndërtimit të kishave, të kujtdo qofshin ato, kur kjo është pa konotacione diskriminuese dhe politike e për nevoja fetare, por  nuk do të hesht, dhe do të ngrit zërin e tij si gjer tani ndaj ndërtimit të kishave politike në kurriz të përvetësimit të fakteve historike e mbi themelet e dikurshme të xhamive ekzistuese, e kundër trashëgimisë kulturore, fetare, historike të  shqiptarëve musliman në Maqedoni..
Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje shqiptarëve musliman në Maqedoni që të tregohen maksimalisht të matur, por edhe të qëndrojnë stoik në besimin e tyre islam dhe qoftë nevoja që të mbrojnë me të gjitha mjetet e duhura politike identitetin e tyre kombëtar, kulturor dhe fetar.
Forumi Musliman i Kosovës edhe në të ardhmen do të angazhohet dhe do të ngrit zërin përherë kundër çdo cenimi të integritetit dhe dinjitetit njerëzor, të shkeljeve flagrante të drejtave njerëzore dhe fetare të garantuara me Konventat ndërkombëtare , e veçanërisht kur janë në pyetje shqiptarët musliman në Maqedoni dhe si i tillë fare nuk do të hesht, sepse “heshtja është miratim”.

 

Fuad Ramiqi
Kryetar i Forumit Musliman  të Kosovës

 


 

Deklaratë për shyp nr.15
13 Janar 2011

Prej laicitetit në diskriminitet

Forumi Musliman i Kosovës , me vëmendje është duke e përcjell debatin publik lidhur me Projektligjin e sistemit të arsimit parauniversitar në Shqipëri i cili do të zgjas gjer më 31 janar 2011, andaj edhe neve si organizatë civile duam të japim kontributin tonë që para se të shqyrtohet në Parlamentin e Shqipërisë, ky projektligj të përmirësohet dhe të plotësohet me sugjerimet, vërejtjet dhe propozimet që do të dalin gjatë debatit publik, ashtu që pas miratimit të tij të dalin të kënaqur të gjitha shtresat që i atakon ose që ka të bëjë ky Projektligj në fjalë. Pasi që  organizata  jonë kryesisht ka të bëjë me monitorimin dhe mbikëqyrjen e vlerave të kulturës dhe traditës islame, do të ndalemi në  pika që kanë të bëjnë lidhur me të, duke mos anashkaluar apo përjashtuar  nenet tjera të projektligjit në fjalë, por që sipas mendimit tonë janë organizatat dhe institucionet tjera relevante që do të japin komentet, mendimet, vërejtjet, për plotësimin e tij.
Nuk ka kaluar as një vit i plotë nga miratimi i Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi nr.10221 të datës 4.2.2010 që ndalon diskriminimin e shamive, mjekrave, kryqeve, gjysmëhënave apo jarmukeve duke u bazuar në nenin 10, alinea 1 të Ligjit në fjalë i cili thotë: ”Ndalohet diskriminimi lidhur me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe fesë, veçanërisht kur ka të bëjë me shprehjen e tyre individualisht apo kolektivisht në publik ose në jetën private nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve”, tani e kemi Projektligjin për sistemin arsimor parauniversitar në të cilin neni 5, alinea 2, si dhe  neni 36, alinea 4 , bien ndesh me Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi. Edhe pse neni 24 i Kushtetutës së Shqipërisë decidivisht thotë: “Liria e ndërgjegjes dhe e fesë është e garantuar. Secili është i lirë të zgjedhë ose të ndryshojë fenë ose bindjet, si dhe ti shfaqë ato individualisht apo kolektivisht , në publik ose në jetën private nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve”, neni  5, alinea 2, thotë: “në institucionet arsimore është i ndaluar indoktrinimi  fetar” dhe neni 36, alinea 4 thotë: “ndalohet ekspozimi i simboleve fetare në institucionet arsimore, përveç se në shkollat ku mësohen lëndët fetare” që bien ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Hartuesi i Projektligjit në fjalë, saktësisht Ministria e Arsimit të Shqipërisë, në formën se si i ka formuluar këto dy nene le shumë paqartësi, komente, shpjegime, përgjithësime që jep hapësirë që çdo individi sipas kutit të vet të vlerësojë dhe të gjykojë. Ashtu që pas debatit publik hartuesi i Projektit duhet të plotësojë dhe të formulojë në atë mënyrë që të mos ketë fare hapësirë për çfarëdo vlerësimi të tillë, por të jetë i çartë për shoqërinë që atakon dhe të mos bie ndesh me Kushtetutën dhe Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi në Shqipëri, si dhe të jetë në përputhje me konventat ndërkombëtare për garantimin e drejtave njerëzore. Për ç’arsye që vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, të mos lejohet mësimi i edukatës fetare në sistemin arsimor parauniversitar, neni 5, alinea 2 e Projektligjit në fjalë e parandalon, një e drejt themelore e garantuar e cila aplikohet në shumicën e shteteve në Evropë dhe në botë, e pse të bëjë përjashtim Shqipëria dhe Kosova dhe të renditen si të tilla vetëm me Francën në Evropë.
Poashtu edhe ndalimi i shamive, e cila është pikësëpari shkelje flagrante e të drejtave njerëzore, dhe atë të gjinisë femërore, dhe se ajo nuk paraqet simbol, por është një parim i kulturës apo identitetit islam,   neni 36 i formuluar, alinea 4, e Projektligjit në fjalë e parandalon, ndalimi i shamive në sistemin e arsimit publik parauniversitar, por edhe në institucionet tjera publike, jo vetëm që përjashton një kategori të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, gjegjësisht të gjinisë femërore për të cilin duhet pas kujdes dhe angazhim të posaqshëm, dhe si e tillë jo vetëm që e përjashton nga e drejta e arsimimit por me këtë bënë edhe përjashtimin e tyre nga jeta publike shoqërore shqiptare.
Në vend se edhe  në Shqipëri, por edhe në Kosovë, si shembull të merret sistemi arsimor amerikan, në të cilin edhe pse feja është e ndarë nga shteti, sekularizmi amerikan nuk e ndalon njeriun besimtar nga praktikumi dhe demonstrimi i fesë dhe nuk e lufton fenë, merret si normë laicizmi francez i cili është kundër besimit, fesë dhe Zotit.
Forumi Musliman i Kosovës i bënë thirrje pikësëpari Komunitetit Musliman Shqiptar, Forumit Musliman të Shqipërisë, Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, si dhe organizatave tjera dhe shoqërisë civile nëpërgjithësi që të angazhohen për lirinë dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe të bëjnë trusni duke përdorur të gjitha mjetet demokratike, ashtu që para se të shqyrtohet Projektligji në fjalë në Parlament, të jetë i formuluar dhe i qartë me të cilin do të  jenë të kënaqur të gjitha shtresat që i atakon Projektligji në fjalë, e posaçërisht nxënëset muslimane shqiptare me shami që të jenë të lirë të mos privohen nga një e drejtë themelore njerëzore, e që është shkollimi dhe arsimimi i saj  duke përjashtuar të gjitha përkufizime apo parandalime.

 

Forumi Musliman i Kosovës

 


Deklaratë për shtyp nr.14
05 Tetor 2010

Përkrahje protestës për shami

Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, në këto çaste në të cilën po kalon Kosova me vëmendje është duke i përcjell zhvillimet aktuale politike e shoqërore dhe se është i shqetësuar dhe i shokuar pa masë me Projektrregulloren për arsim fillor dhe të mesëm të komunës së Prishtinës i bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.7/2009 “Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta” të dekretuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisës së Kosovës dhe e nënshkruar nga ministri z.Enver Hoxhaj në të cilën në nenin 4, paragrafi 13 parasheh” ndalimin e bartjes së uniformës fetare” e që Kuvendi Komunal i Prishtinës e nënkupton me ndalimin e shamisë në shkollat publike të Prishtinës të hartuar në Projektrregulloren për arsim fillor dhe të mesëm.
Në vend se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe vet ministri z.Enver Hoxhaj si dhe zyrtarët komunal të Prishtinës  të heqin dorë prej Rregulloreve dhe Udhëzimeve që bien ndesh me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe Ligjet aktuale në fuqi të Kosovës e që cenojnë të drejtat elementare themelore njerëzore, e sidomos të gjinisë femërore, ata vazhdojnë me avazin e vjetër, ashtu që tani në fillim të vitit shkollor, konkretisht në Gjakovë, shkolla e mesme e mjekësisë”Hysni Zajmi”privon nga e drejta e shkollimit të dy nxënëseve shembullore Leonita Islami dhe Xhylije Vehapi, të cilave nuk iu lejohet pjesëmarrja në procesin edukativo arsimor, meqë ato janë të veshura sipas parimeve islame , andaj Forumi Musliman i Kosovës e mbështet protestën e radhës pro shamisë dhe  i bën thirrje  muslimanëve dhe muslimaneve të Kosovës që masovikisht të marrin pjesë në protestën  për shaminë, një parim islam, e cila do të mbahet me 8 tetor, ditë e premte, në ora 14.oo para ndërtesës së qeverisë së Kosovës të organizuara nga një numër i OJQ  të Kosovës.
Forumi Musliman i Kosovës fton anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët tjerë që të marrin pjesë në protestën e radhës me 8 tetor 2010 pro shamisë, një drejtë elementare e pamohueshme e drejtave njerëzore, e sidomos të diskriminimit të hapur të drejtave elementare të vajzave dhe motrave  muslimane të Kosovës.
Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje shqiptarëve musliman të Kosovës të jenë të matur dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në  proceset politike nëpër të cilën po kalon Kosova, porse nuk do të vazhdojnë në përjetësi të duartrokasin dhe se nuk do të votojnë më si gjer tani politikanët dhe zyrtarët publik të cilët dhunojnë në mënyrë skandaloze të drejtat e tyre elementare fetare, e aq më tepër kur janë në pyetje të drejtat e gjinisë femërore muslimane.
Forumi Musliman i Kosovës i bënë me dije se nuk do të tolerojë deri në pafundësi këtë gjendje të nëpërkëmbjes të drejtave elementare të vajzave dhe motrave tona të parimeve të tyre elementare islame dhe nuk do të bart përgjegjësitë për eskalimin eventual  të situatës së mëtejmë lidhur me shaminë si një e drejtë elementare njerëzore.

FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS

 


Deklaratë për shtyp nr.13
17 Qershor 2010

Shamia është parim e jo simbol islam

Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, në këto çaste në të cilën po kalon Kosova me vëmendje është duke i përcjellur zhvillimet aktuale politike e shoqërore dhe se është i shqetësuar dhe i shokuar pa masë me Projektrregulloren për arsim fillor dhe të mesëm të komunës së Prishtinës e bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.7/2009 “Kodi i mirësjelljes dhe masat disiplinore për nxënës të shkollave të mesme të larta” të dekretuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisës së Kosovës dhe e nënshkruar nga ministri z.Enver Hoxhaj në të cilën në nenin 4, paragrafi 13 parasheh” ndalimin e bartjes së uniformës fetare” e që Kuvendi Komunal i Prishtinës e nënkupton me ndalimin e shamisë në shkollat publike të Prishtinës të hartuar në Projektrregulloren për arsim fillor dhe të mesëm.

Edhe poqese ndalemi te paragrafi i cekur më lartë, nga aspekti gjuhësor, ai nënkupton bartjen e uniformës fetare, e me uniformë nënkuptohet çdo person i uniformuar sikurse që është ushtari, polici, doganieri, doktori, imami, prifti të cilët gjatë shërbimeve të tyre mbajnë uniformën e caktuar. Po assesi nuk nënkupton ndalimin e shamisë së vajzave që ndjekin procesin edukativo-arsimor në shkollat publike të Kosovës. Porse zyrtarët komunal të Prishtinës, në Projektrregulloren e hartuar e nënkuptojmë ndalimin e bartjes së shamisë në shkollat publike të Prishtinës, e cila si e tillë është në kundërshtim të plotë me nenin 18 të Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në kundërshtim të plotë me nenin 1 të Ligjit për Lirinë Fetare të Kosovës, në kundërshtim të plotë me nenin 2. të Ligjit kundër Diskriminimit në Kosovë.

Edhe pse nuk ka Ligj të aprovuar në Kosovë lidhur me çështjen e mbajtjes së shamisë apo veshjes së vajzave sipas parimeve islame, ministri aktual i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës z. Enver Hoxhaj, sigurisht aludon në, apo do të imitojë adashin e tij , Enver Hoxhën, ish diktatorin komunist shqiptar i cili ka hyrë në historinë botërore si i vetmi në botë i cili me Ligj e ka ndalur fenë në Shqipëri në vitin 1967, e ky ministër z. Enver Hoxhaj, me po të njëjtën emër sikurse paraardhësi i tij, do që të hyjë në historinë më të re i cili jo me ligj, por me Udhëzim Administrativ të ndalon bartjen e shamisë së vajzave muslimane, e që njëkohësisht do të thotë largimin e tyre nga shkolla, dhe se një veprim i tillë është i paprecedan, i cili mohon të drejtën e shkollimit të mëtutjeshëm të vajzave muslimane me shami, e që është një krim edhe më i madh, që e parandalon apo ia pamundëson shkollimin e mëtutjeshëm gjinisë femërore, që është një akt diskriminues, antinjerëzor, antihuman, antimoral, antifemëror. Edhe pse dita më ditë thiremi në drejtat njerëzore, në pjesëmarrjen e barabartë të gjinisë femërore në jetën publike dhe shoqërore, në aspekt tjetër kundërshtohet kjo e drejtë themelore e gjinisë femërore, dhe se edhe pse thirremi që askush nuk është mbi Ligjin në Kosovë, apo se gjyqësia është e ndarë nga legjislativi dhe ekzekutivi, në anën tjerë vendimi i Gjykatës së Gjilanit për kthimin në shkollë të vajzës me shami, hudhet poshtë nga zyrtarët komunal të arsimit në Gjilan, me arsyetimin se për ata është ligjor vetëm vendimi i Rregullores komunale apo Udhëzimi Administrativ 7/2009 i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e jo zbatimi i vendimit të Gjykatës në Gjilan.

Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje zyrtarëve komunal të Prishtinës si dhe zyrtarëve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe vet Ministrit z.Enver Hoxhaj të heqin dorë prej Rregulloreve dhe Udhëzimeve që bien ndesh me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe Ligjet aktuale në fuqi të Kosovës e që cenojnë të drejtat elementare themelore njerëzore, e sidomos të gjinisë femërore.

Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje shqiptarëve musliman të Kosovës të jenë të matur dhe të vazhdojnë të kontribuojnë në harmoninë fetare dhe proceset politike nëpër të cilën po kalon Kosova, porse nuk do të vazhdojnë në përjetësi të duartrokisin dhe se , në zgjedhjet e ardhshme ,nuk do të votojnë politikanët dhe zyrtarët publik të cilët dhunojnë në mënyrë skandaloze të drejtat e tyre elementare fetare, e aq më shumë kur janë në pyetje të drejtat e gjinisë femërore muslimane.

FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS

 


Deklaratë për shtyp nr.12
08 Mars 2010

Fjalimi racist i Dom Anton Kçirës

Forumi Musliman i Kosovës është tronditur dhe befasuar me fjalimin racist të Dom Anton Kçirës, të mbajtur para Shoqatës së Intelektualëve Shqiptaro-Amerikan në Kishën Katolike të Shën Palit, me 13 maj të vitin 2007, në Detroit të SHBA-ve, e të transmetuar gjatë këtyre ditëve në mediat elektronike dhe të shkruara. Përpjekjet të cilat bëhen në vazhdimësi nga disa krerë të Kishës Katolike të Kosovës sikurse Dom Shan Zefi, Dom Lush Gjergji etj., mbushi kupën plotë këtyre ditëve me fjalimin racist, e antikombëtar, antishqiptar, anti-islam, antimusliman, antiboshnjak, antinjerëzor, antihuman, anticivilizues, antimoral me plot mllef dhe fyerje të paparë gjer më tani të dom Anton Kçirës (i lindur në Gjakovë të Kosovës), ndaj bashkëkombësve të vet, shqiptar. Akuzat dhe fyerjet e tij pikësëpari e përdhosin gjakun e dëshmorëve, të luftëtarëve të rënë dhe civilëve të vrarë, që me gjakun e tyre të derdhur kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe Bosnjës. Krahasimi i “260.000 boshnjakëve musliman dhe i 1.900.000 shqiptarëve musliman të Kosovës me qejë, njerëz me bishta, njerëz me rrozga”, me të vërtet është kulminacioni i mllefit nga zemra e dom Anton Kçirës, e që shpërtheu si vullkan i paparë gjer tani nga një predikues fetar katolik para një auditoriumi të tillë publik.
 “Neve shqiptarëve, nuk e kemi merituar lirinë nga Beogradi, dhe se Millosheviçi ka pas dash me i rrjep 1.900.000 shqiptar musliman, sikurse i ka rrjepur 260.000 boshnjak musliman në Srebrenicë(Bosnje)”, po të realizohej, vetëm atëherë do të ishte rehatuar dom Anton Kqira, kur nuk do të kishte mbetur gjallë asnjë shqiptar musliman në Kosovë që nga bariu e gjer te kryetari i Kosovës. Por, Zoti është i madh, dhe me fuqinë e tij të madhe, nuk e ka lejuar që të ndodh një gjë të tillë sikurse shkruan në Kur’an:


”Kanë të drejtë të luftojnë ata që janë të sulmuar, sepse u është bërë e padrejtë. Dhe Allahu i plotfuqishëm do t’ju ndihmojë. Dhe Allahu i plotfuqishëm do t’ju ndihmojë atyre që janë të dëbuar pa të drejtë nga shtëpitë e tyre... Dhe, sikur Allahu të mos e mënjanonte të keqën që bëjnë njerëzit me ndihmën e njerëzve tjerë, do të shkatërroheshin kishat, sinagogat e xhamitë, në të cilat shpesh përmendet emri i Zotit”.


Në vend se dom Anton Kçira dhe Ipeshkvia e Kosovës të kërkojnë falje dhe të distancohen nga fjalët e tij fyese ndaj 1.900.000 shqiptarëve musliman dhe 260.000 boshnjakëve musliman të Bosnjës, vallë, a mos mendojnë të ngrisin bustin e tij për së gjalli  në oborrin e katedrales në ndërtim në Prishtinë, që do t’i kishte bërë nderë, pasi që do të  përkujtojë përherë dhe se të mos harrojnë kurrën e kurrës shqiptarët musliman porosinë  e cituar të dom Anton Kçirës.

Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje shqiptarëve musliman që të tregohen maksimalisht të matur, por edhe të qëndrojnë stoik në besimin e tyre islam dhe se nuk ka asnjë çmim që mund të largojë ata nga identiteti i tyre kombëtar shqiptar dhe fetar musliman.

FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS

 


Deklaratë për shtyp nr.11
16 Dhjetor 2008

Islami si fajtor kujdestar

Forumi Musliman i Kosovës në këto çaste të rëndësishme në të cilën po kalon Kosova, me vëmendje është duke i përcjellur zhvillimet aktuale politike si dhe shkrimet në disa mediat të shkruara të cilët janë të drejtuara kundër kulturës islame në Kosovë.
Forumi Musliman i Kosovës e ndien veten të obligueshëm që të prononcohet me këtë
Deklaratë për shtyp me të cilin njofton opinionin gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar me disa shqetësimet aktuale që janë prezent  në Kosovë.

  1. Forumi Musliman i Kosovës me kohë ka kundërshtuar Propozimin gjithëpërfshirës të Ahtisarit si zgjidhje kompromisi,e që nuk korrespondon me vullnetin e popullit të Kosovës dhe se në një të ardhme të afërt që do të sjell reperkusione të papara të cilët do të  bien ndesh edhe me vet aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo më së miri u pa me propozimin e 6 pikëshit të Ban Ki munnit i cili u përkrah nga Bashkimi Evropian dhe Kuinti si dhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Vetëm fjalia e shkruar se”Kushtetuta e Kosovës është në kundërshtim, apo bie ndesh me Rezolutën 1244” në propozimin e Ban Ki munnit ka pasojë  juridike të paparë, pasi që me këtë Rezoluta 1244 ka epërsi dhesi e tillë e fuqizon Rezolutën 1244 dhe e kthen Kosovën mbrapa. Ky propozim i pranuar në heshtje nga faktori politik kosovar, por i refuzuar fuqishëm nga organizatat  dhe grupe  të caktuara dhe individ të caktuar, flet qartë dhe shumë për zhvillimin e mëtutjeshëm gjatë secilës do të kalon Kosova në ditët, muajt dhe  vitet në vijim.
  2. Me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së opinionit publik nga propozimi 6 pikësh i Ban Ki munnit, i cili do të sjell reperkusione të mëdha për Kosovën, disa nga mediat e shkruara e gjetën fajtorin kujdestar “Islamin” si zakonisht, në drejtim të atakimit dhe sulmit ndaj kulturës Islame duke marrë si shkas sulmin ndaj dr.Xhabir Hamitit, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, nga individët  e  panjohur. Forumi Musliman i Kosovës e dënon aktin si i tillë që është plotësisht i papranueshëm dhe që bie ndesh me dinjitetin njerëzor dhe etikën humane, por njëkohësisht kundërshton edhe glorifikimin e Dr. Xhabir Hamitit si person i moderuar dhe në kërkim të “imamit evropian” si një kandidat i mundshëm, Forumi Musliman i Kosovës e kundërshton plotësisht, duke marrë parasysh disa nga deklaratat e dr. Xhabir Hamitit që bien ndesh me parimet dhe principet islame si të tilla.
  3. Duke pas respekt të plotë për Enver Robellin si analist i mirënjohur dhe me renome në publicistikën kosovare e më gjerë, në analizat e tija me titujt:”Në kërkim të imamit evropian”,”Rrahja dhe heshtja”, Zjarrvënës në emër të Allahut”, e ka humbur veten pasi që nuk ja ka qëlluar fare me shkrimet e tija, dhe ja kishim  porositur që së  pari të kryej Fakultetin e Studimeve Islame diku në Evropë , mundësisht në Sarajevë, e pastaj të bëjë analiza të drejta dhe të sakta që nuk bien ndesh me parimet Islame. Çoftë edhe kjo prej Enver Robellit, e tepërt është.
  1. Ilir Mirena në shkrimin e tij ”Shteti mbi BIK-un” bën thirrje  për të marrë nën kontroll apo për të futur nën ombrellë të shtetit Bashkësinë Islame të Kosovës.  Iliri nuk e cek se nën kontroll dhe nën ombrellë të kujt është vet ai dhe gazeta Express në të cilin shkruan, por ja përkujtojmë Ilirit se më parë duhet ndërruar neni 8 i  Kushtetutën e  Kosovës i cili thotë”Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral  në çështje të  besimeve fetare” me riformulimin e nenit 8” Në Republikën e Kosovës feja zyrtare është feja Islame, si fe e 90% të qytetarëve të saj, dhe se bashkërendon çështjet fetare me Bashkësinë Islame të Kosovës”. Atëherë do të ishte normale që BIK të jetë bashkësi shtetërore e jo organizatë e shoqërisë civile, siç e cekë vetë Ilir Mirena. Por Ilir Mirena, nuk e cek, se nën ombrellën shtetërore duhet futur edhe Kishën Ortodokse Serbe dhe Kishën Katolike, me qëllim,duke ditur se një gjë e tillë nuk mund të mendohet  as teorikisht e lere më të realizohet praktikisht në Republikën e Kosovës.
  2. Në ditën e shënimit të përvjetorit të 60 të Deklaratës Universale mbi të drejtat e njeriut me 10 dhjetor të vitit 1948 kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli këtë Deklaratë, që edhe në Kosovë u shënua ky përvjetor, në Klinë në Kosovë, pikërisht me rastin e shënimit të përvjetorit, arsimtares së gjuhës shqipe Minire Pantina nuk i lejohet të japë mësim me shami në kokë dhe pezullohet përkohësisht nga puna duke u thirrur në Ligjin mbi arsimin fillor dhe të mesëm, në nenin i cili thotë:”institucionet arsimore publike duhet të përmbahen nga mësimdhënia fetare ose veprimtaritë tjera të cilët propagandojnë ndonjë fe të caktuar”. Shamia në kokë e arsimtares na qenka mësimdhënia fetare ose ....Vetëm te ne në Kosovë ndodh që Drejtoria Komunale e Arsimit ti ketë kompetencat më të larta se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, dhe sipas tekeve të drejtorëve aktual të drejtorisë së arsimit të komentojnë dhe të veprojnë si gjykatës , duke mos njohur paraprakisht juridikisht ligjet në fjalë, e çë bie ndesh me nenin 18 të Deklaratës mbi të drejtat e njeriut në të cilin përveç tjerash thuhet:” Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit,ndërgjegjes dhe besimit, kjo e drejtë përfshin ...., të shfaq publikisht ose privatisht,besimin ose bindjen e vet......”Kosova është zotuar se do të zbatojë Deklaratën Universale mbi të drejtat e njeriut, vallë, a thua vetëm deklarativisht në letër, ndërsa në praktikë vepron kundër saj, si shembulli në fjalë.

Forumi Musliman i Kosovës bën thirrje shqiptarëve nëpërgjithësi e myslimanëve në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të mos bien pre e qarqeve të caktuara politike që dëshirojnë zhvendosjen nga rrafshi i rrezikut të ndërrimit gradual të identitetit kombëtar, kulturor e fetar të  shqiptarëve mysliman në Kosovë në rrafshin e gjetjes së

"Islamit si fajtor kujdestar" dhe në destabilizimin e harmonisë fetare shekullore në Kosovë,në këto momente historike në të cilën po kalon populli shqiptar në Kosovë.

FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS

 


 

Deklaratë për shtyp nr.10
08 Janar 2008

Agresioni në Gaza

Forumi Musliman i Kosovës shprehë keqardhjen dhe bashkëvuajtjen më të thellë  me viktimat e pafajshëm palestinezë, dhe me këtë deklaratë për shtyp njofton opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar se reagon në mënyrë më të ashpër  kundër agresionit, intervenimit dhe sulmeve të papara të ushtrisë izraelite në Gaza, territori më i dendur me popullatë në botë . Zhvillimet ushtarake të ditëve  të fundit në këtë rajon, krimet e kryera në caqe ekskluzivisht civile nga ana e ushtrisë izraelite janë ndër rastet më të turpshme në botë, të cilat është duke i toleruar bashkësia ndërkombëtare gjer tani, duke mos reaguar për t’i ndaluar përmasat gjenocidiale të këtyre veprimeve. Vrasja pamasë e fëmijëve, grave, pleqve, sulmi i shkollave, shtëpive, xhamive, masakrimi i prindërve dhe familjarëve të tyre, moslejimi i depërtimit të ndihmave humanitare janë skenarë dhe skena të freskëta për popullin shqiptar të përvuajtur të Kosovës kohë më parë, dhe për këtë arsye Forumi Musliman i Kosovës e shpreh indinjatën më të thellë ndaj këtij tentim gjenocidi dhe jep përkrahjen e patundshme  morale për palestinezët e përvuajtur dekada me radhë.
Forumi Musliman i Kosovës ndjehet tmerrësisht  i shqetësuar për terrin mediatik në Kosovë lidhur me këto ngjarje, pasqyrimi i të cilave në disa media  të shkruara dhe elektronike  është i  njëanshëm,  tendencioz dhe i paragjykueshëm, duke i dhënë hapësirë vetëm versionit të njëanshëm të lajmeve dhe duke mos depërtuar fare në brendinë e lajmeve për vrasjen e qindra civilëve të pafajshëm, një numër i madh i tyre fëmijë dhe gra, të cilat emitohen shkurt e  thjeshtë vetëm si shifra numerike të viktimave. Etiketimi dhe ndërlidhja e palestinezëve në këto raste nga media e caktuar kosovare me nofkat “terrorizëm” dhe “ekstremizëm”  në kohën kur viktima të terrorizmit dhe dhunës janë pikërisht vetë palestinezët nga  terrorizmi veprues shtetëror izraelit, është sa i papranueshëm, aq më shumë antihuman, antinjerëzor e anticivilizues.
Me shpresën se humaniteti i bashkësisë ndërkombëtare do të zgjohet më në fund dhe do të veprojë për parandalim e këtij veprimi gjenocidial  mbi palestinezët, Forumi Musliman i Kosovës u bën thirrje edhe institucioneve shtetërore të Kosovës, shoqërisë civile dhe popullit shqiptar në përgjithësi që të bashkëndjejë katrahurën izraelite ndaj palestinezëve në këto momente të vështira dhe tragjike  për ta.

FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS

 


 

Deklaratë për shtyp nr.9
24 nentor 2008

Në fe nuk ka dhunë

Forumi Musliman i Kosovës me indinjatë të thellë u njoftua gjatë këtyre ditëve nëpërmes shtypit për vrasjen mizore të gruas, nënës, intelektuales dhe humanistes medicinale dr. Igballe Llalloshi nga ish bashkëshorti i vet dhe këtë akt mizor të privimit të jetës nga personi në fjalë, pa marr parasysh kush do çoftë ai, të kryer në emër të një bindjeje tjetër, apo “Zot ruana” në emër të fesë, e dënon në mënyrë më të ashpër të mundur.
Forumi Musliman i Kosovës e ndien veten të obligueshëm që të prononcohet me këtë deklaratë për shtyp me të cilin njofton opinionin e gjerë se mbytja, vrasja është krim, krimi nuk është bindje, besim, por vepër antifetare, antikombëtare, antinjerëzore.
“Në fe nuk ka dhunë. Është e sqaruar e vërteta nga e kota...” Kur’an , 2:256.
Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, ndjehet i shqetësuar dhe i shokuar me rastin e vrasjes mizore, që është shkelje flagrante e drejtave njerëzore të garantuara me Deklaratën e Përgjithshme mbi të drejtat njeriut të aprovuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të datës 10 dhjetor 1948, dhe pikërisht në kundërshtim të plotë me nenet e më poshtë cekura:
Neni 3 – Gjithkush ka të drejtë të jetojë, të jetë i lirë dhe të ketë sigurimin vetjak.
Neni 5 -  Asnjeri nuk duhet t’i nënshtrohet mundimit, veprimit ose dënimit të egër, jonjerëzor ose poshtërues.
Neni 12 – Asnjëri nuk duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes arbitrare në jetën, familjen, banesën ose korrespondencën vetjake, si dhe sulmeve kundër nderit dhe prestigjit personal.
Neni 19 – Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit....
Forumi Musliman i Kosovës edhe në të ardhmen do të angazhohet dhe do të ngrit zërin përherë kundër çdo cenimit të integritetit dhe dinjitetit njerëzor, të shkeljeve flagrante të drejtave njerëzore dhe fetare të garantuara me Konventat ndërkombëtare , dhe si i tillë fare nuk do të hesht, se “heshtja është miratim”  është thënie e njohur profetike.
Forumi Musliman i Kosovës bën thirrje muslimanëve nëpërgjithësi, e në Kosovë në veçanti,të jenë të matur, racional,  të kujdesshëm, dhe maksimalisht tolerant në frymën  e traditës shumëshekullore prezente të kulturës islame në Kosovë, gjithmonë duke marr parasysh thënien kur’anore” Në fe nuk ka dhunë”.

FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS

 


Deklaratë për shtyp nr.8
11 mars 2008

Mohimi i të drejtave kombëtare dhe fetare

Forumi Musliman i Kosovës me vëmendje është duke përcjell zhvillimet aktuale politike në Kosovë në këto çaste historike në të cilin po kalon populli i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe de jure nga Serbia, i cili është një hap  përpara drejt zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan. Forumi Musliman i Kosovës me  kujdes  i ka vëzhguar diskutimet publike që kanë përfunduar para ca ditës lidhur me projekt-kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe e sheh të udhës që nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp të shpreh opinionet e veta lidhur me këtë draft kushtetues duke njoftuar opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar me disa vërejtje si në aspektin e cenimeve të drejtave kombëtare ashtu edhe atyre fetare në këtë projekt-kushtetutë të Kosovës:
-“Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të saj”. - Republika e Kosovës është shtet i shqiptarëve dhe i komuniteteve që jetojnë në Kosovës, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe romëve.
- “...dhe nuk do të kërkojë e as të pranojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti”. - Me të vërtet çdo koment është i tepërt rreth formulimit të kësaj alineje i cili nuk ka logjikë dhe është shkelje flagrante e drejtave njerëzore për vetëpërcaktim.
- “Kosova është Republikë demokratike”. - Kosova është republikë parlamentare.
-“Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë gjuha shqipe dhe gjuha serbe”. – Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës është gjuha shqipe, ndërsa në komunat ku jetojnë në përdorim zyrtar janë edhe gjuha serbe, boshnjake, turke në pajtim me ligjin.
- “Forca e Sigurisë së Kosovës”. - Forca Ushtarake e Kosovës.
-“ Këshilli i Sigurisë së Kosovës”. - Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Kosovës.
-“ Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare”. – Republika e Kosovës është shtet i lirë e  neutral në çështje të besimeve fetare.
-“Dënimi me vdekje është i ndaluar”. – Dënimi me vdekje është i lejuar.
- “Konfesionet fetare”. – Feja Islame, Kisha Katolike dhe Kisha Ortodokse Serbe si bashkësi fetare aktuale dhe tradicionale në Kosovë.
-“Liria e manifestimit të fesë, besimit dhe e ndërgjegjes mund të kufizohet me ligj”.
- Liria e manifestimit të fesë, besimit dhe e ndërgjegjes është e garantuar me kushtetutë dhe nuk mund të kufizohet me  ligj.
Kulminacion i kësaj projekt-kushtetute të Kosovës është se në asnjë nen prej 160 neneve të saj nuk figuron as emri Zot e as emri shqiptar. Çdo koment është i tepërt.
Forumi Musliman i Kosovës fton komisionin kushtetues të Republikës së Kosovës që këto vërejtje dhe sugjerime t’i inkorporojë në Kushtetutën e Republikës së Kosovës e cila me të vërtet duhet të jetë një Kushtetutë praktike dhe demokratike sikurse në vendet tjera në rajon dhe botë me një traditë të gjatë kushtetuese.

 

Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës
Fuad Ramiqi

 



Deklaratë për shtyp nr.7

28 janar 2008

Predikimi përçarës i Shan Zefit

Forumi Musliman i Kosovës e ka ndjekur me shqetësim të madh predikimin  e fundit të don Shan Zefit, kancelar i Ipeshkvisë katolike të Kosovës në Kravasari të Malishevës të mbajtur me datën 20 Janar 2008 icili në rastin më flagrant është përjashtuese, urrejtënxitëse dhe përçarëse karshi shumicës së shqiptarëve të besimit musliman  në Kosovë dhe shqiptarëve në përgjithësi . Pohimet e tilla sipas të cilëve vihet në bankën e tradhtarit dhe të moskontribuesit për bërjen e shtetësisë së Kosovës shqiptari musliman i Kosovës janë tentimi më i keq që në Kosovë në këto momente vendimtare historike të krijohen insinuata dashakeqe drejt prishjes së tolerancës fetare  dhe harmonisë së bashkëjetesës së shqiptarëve të besimeve të ndryshme.
Shqiptarët muslimanë të Kosovës duke përbërë  98% të popullatës së këtij nën qielli edhe kësaj here do të tërhiqen fort pas vlerave tolerante dhe etike që ua mëson Islami duke shpresuar dhe besuar se qëndrimet e kancelarit  nuk e përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ipeshkvisë së Kosovës dhe pjesës pakicë katolike të Kosovës. Shqiptarët e Kosovës e kanë të freskët përpjekjen mbarëkombëtare për liri, pavarësi dhe shtet që nga kohërat e ish Jugosllavive e deri në ditët e sotme ku kanë marrë pjesë bashkë me popullatën e gjerë muslimane edhe prijësit e tyre si hoxhallarë, imam,myderrizë e udhëheqës shpirtërorë të myslimanëve të Kosovës. Pakica katolike shqiptare në Kosovë e ka përkrahur dhe i ka ndihmuar aspiratat e popullatës shumicë myslimane  në Kosovë duke e potencuar tolerancën, bashkëjetesën dhe përpjekjen për arritjen e aspiratave mbarëkombëtare dhe mbarëshqiptare.
Tentimet të cilat bëhen në vazhdimësi nga disa krerë të Kishës Katolike në Kosovë për të neglizhuar, poshtëruar dhe konvertuar shqiptarin musliman, jo vetëm që nuk i shkojnë në favor bërjes së shtetit të Kosovës por e dëmtojnë atë, e prishin imazhin e shqiptarit tolerant dhe e rrënojnë bashkëjetesën e cila është themelore dhe e shtresuar mirë midis popullatës së gjerë. Vetë vendi nga i cili  kancelari Shan Zefi bën thirrje të tilla është ofenduese dhe tendencioze. Kisha e Kravasarisë e ndërtuar midis popullatës muslimane e tregon shembullin më të keq të predikimit të fesë së krishtere duke u shndërruar në kishë politike dhe dezintegruese për kompaktësinë shqiptare.
Muslimanët shqiptarë për hir të tolerancës dhe proceseve nëpër të cilat po kalojmë i ka neglizhuar cytjet e tilla të fushatave konvertuese që vijnë nga Ipeshkëvia e Kosovës nëpërmjet ndërtimit të kishave politikë midis popullatës muslimanë, mirëpo Forumi Musliman i Kosovës nuk do të lejojë që kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës don Shan Zefi e askush tjetër t’ua përdhosë gjakun që kanë derdhur shqiptarët musliman me vite dhe dekada për lirinë dhe pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje shqiptarëve muslimanë dhe katolikë që të neglizhojnë fjalime te tilla përçarëse dhe të përpiqen si edhe në të kaluarën për zhvillimin dhe përparimin e shtetit  të Kosovës ku të gjithë qytetarët e saj do të jetojnë në prosperitet     dhe liri dhe ku askush nuk do të ketë të drejtën e ofendimit apo mohimit fetar apo kombëtar ndaj askujt tjetër në Kosovë.

Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës
Fuad Ramiqi

 


Deklaratë për shtyp nr. 6
23 shtator 2007

Largimi i shamive

Forumi Musliman i Kosovës i ka përcjellë me shqetësim të madh zhvillimet e fundit të shkeljes së drejtave të popullatës shumicë në Kosovë: rastin e Skenderajt  ku tri nxënëse (Fatmire Jasharit,Valbona Kabashit dhe Minire Veliut) me sjellje shembullore dhe sukses të shkëlqyer të klasës XII janë përjashtuar nga procesi mësimor, rastin tjetër në Gjilan të largimit nga klasa të një nxënëse me shami dhe rastin e fundit në Prizren të mospranimit të kandidateve Sejhane Gashi dhe Majlinda Qollopeku për mësuese në shkollat fillore “Mustafa Bakiu” dhe “Fadil Hisari”, edhe pse me përgatitje superiore, me të vetmin shkas pasi që janë me shamia janë refuzuar nga ana e Drejtorisë komunale të arsimit.
Edhe  pse me lejen e marrë nga ana e Drejtorisë për urbanizëm në Prizren janë vendosur 2 pankarta me urime të Ramazanit, vetëm pas një dite, mu në prag të iftarit janë hequr këto me urdhër të Drejtorisë për komunikacion të Prizrenit. Merreni me mend,  ky veprim  kryhet me urdhër të zyrtarëve komunal, edhe atë në Prizren, në qytetin i cili është i njohur për kulturë, harmoni dhe bashkëjetesë pa marr parasysh përkatësin etnike a fetare. Pikërisht në Prizren, vjet për nderë të festave të Kërshëndellave zyrtarët komunal kanë harxhuar  para të majme për stolisje dhe ndriçime të qytetit, si dhe pankarta për urimin e kërshëndellave dhe vitit të ri ka qëndruar plot një muaj dhe atë, mu në Shatërvan, në qendër të qytetit të Prizrenit, pa kurrfarë problemi dhe pengese.
Forumi Musliman i Kosovës e konsideron këtë si shkeljen më flagrante që mund t’i bëhen të drejtave fetare dhe kombëtare të popullatës shumicë shqiptare në Kosovë, për ata që shtiren dhe duan të mashtrojnë vetveten, se opinionin  e gjerë kombëtar e ndërkombëtar jo se jo, le të dinë se Kosova është një vend me shumicë myslimane, ashtu siç është “Shqipëria një vend mysliman që jeton në paqe”, siç patë deklaruar presidenti amerikan gjatë vizitës së tij të para pak kohe në Shqipëri.
Në kohën kur Kosova po bën të pamundurën për t’u bërë shtet i pavarur me ndihmën e aleatëve, posaçërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e konsiderojmë tendencioze dhe të qëllimshme valën e fushatës më të re antiislame nëpër institucionet publike në Kosovë. Forumi Musliman i Kosovës rikujton se në shtetet më të përparuara në botë, siç janë bie fjala SHBA, njerëz të të gjitha feve me veshjet e tyre të përcaktuara fetare punojnë nëpër të gjitha institucionet publike dhe ndjekin shkollat shtetërore pa kurrfarë problemi. Është shumë e rrezikshme që shteti i Kosovës që në zanafillë të startojë me cenimin e të drejtave më fundamentale të qytetarëve të saj shumicë duke marrë kështu për mostër regjimet diktatoriale të Amerikës Latine dhe Azisë.
Muslimanët shqiptarë kosovarë kanë marrë në vazhdimësi mirënjohje për kontributin e tyre të pandërprerë në mbarëvajtjen e harmonisë etnike dhe fetare në Kosovë sikur edhe në mbështetjen për avancimin e çështjes së Kosovës, kështu që përdorimi e cenimi i të drejtave të tyre të garantuara me kushtetutë si alibi kundër kauzës kombëtare është i pabazë dhe me pasoja afatgjata e të paparashikueshme.
Në qoftë se mbulesa e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë – nuk i pengon askujt që ta promovojë atë nëpër institucione zyrtare Kosovare dhe bile dikujt i shërben si pretekst për të  nxitur fushata katolikofile kundër myslimanëve shqiptarë, atëherë si ka mundësi që mbulesa e nxënëseve shqiptare nëpër Kosovë, të cilat në të ardhmen do të japin kontributin e tyre për vendin e tyre, të jetë kaq e padëshiruar për drejtorët e shkollave ku vijojnë vajzat. Këta drejtorë  punojnë krye në veti në kundërshtim me ligjin dhe pa pikë  morali i ndëshkojnë nxënëset e shkëlqyera dhe shembullore në Kosovë.
Forumi Musliman i Kosovës bën me dije se nuk do ta tolerojë deri në pafundësi këtë gjendje të nëpërkëmbjes së të drejtave të myslimanëve shqiptarë kosovarë dhe nuk bart përgjegjësitë për eskalimin e situatës si rezultat i organizimit të protestave të mundshme në mbrojtje të ligjit dhe të drejtës për shkollim të vajzave shqiptare në Skenderaj dhe gjetkë në Kosovë.
Forumi Musliman i Kosovës i bën thirrje Ombudspersonit në Kosovë, autoriteteve komunale, atyre shtetërore qendrore dhe shoqërisë civile në përgjithësi që të ngrenë zërin e tyre kundër shkeljes së të drejtës për vijim shkollimi të nxënësve shqiptare myslimane në Kosovë nga autoritetet e shkollave të tyre përkatëse.


Forumi Musliman i Kosovës

 


Deklaratë për shtyp nr. 5
12 shtator 2007

Katedralja politike

Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, duke përcjell zhvillimet e fundit me rastin e katedrales në Prishtinë, ndjehet tepër i shqetësuar   këto ditë me fillimin përfundimtar të ndërtimit të katedrales në Prishtinë, mu në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, me ç’rast u dokumentua edhe një herë politika diskriminuese e udhëheqësve tanë karshi të drejtave të shumicës shqiptare në Kosovë të cilët i përkasin besimit musliman. Katedralja  po ndërtohet pa u plotësuar kushti themelor i paraparë me marrëveshje, pikësëpari i ndërtimit të  godinës së re të gjimnazit “Xhevdet Doda” brenda vitit 2007, gjë që vetvetiu e bën të pavlefshme   marrëveshjen në fjalë.  Ndërtimi i një katedraleje mu në zemër të Prishtinës, përball kishës ortodokse serbe pranë Bibliotekës Kombëtare Universitare, në kohën kur nuk ka besimtarë të mjaftueshëm katolikë për ta mbushur as kishën ekzistuese katolike  në Prishtinë, dëshmon apriori qëllimin politik të ndërtimit të katedrales, e jo nevojën elementare fetare të besimtarëve katolikë.
Në  kohën kur në Prishtinë, në  borë e në shi mijëra besimtarë myslimanë shqiptarë detyrohen të falen jashtë xhamive në mungesë të hapësirës së nevojshme për falje, ky provokim paraqet precedentin më absurd i cili fare lehtë mund të eskalojë në përfundim të durimit të besimtarëve shqiptarë myslimanë me pasoja të papara, ku padyshim përgjegjësia bie mbi ata të cilët iniciuan këtë vepër, kisha katolike si dhe klasa aktuale politike e cila i kontribuoi kësaj çështje.
Forumi Musliman i Kosovës rikujton mohimin në vazhdimësi që i është bërë Bashkësisë Islame të  Kosovës për të ndërtuar një xhami qendrore në Prishtinë nga qeveritarët lokal të  komunës së Prishtinës, dhe duke ditur përqindjen absolute të myslimanëve si në Kosovë ashtu edhe në Prishtinë,  përgëzimin dhe asistimin deri në përmasa servilizmi për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë nga vetë Presidenti i Kosovës dhe qeveritarët tjerë e konsideron skandaloz kur kihet parasysh neglizhenca me të cilën të njëjtit i qasen të drejtave të garantuara me ligj të atyre  që i kanë sjellë në këto pozita në Kosovë e në Prishtinë.
Forumi Musliman i Kosovës përkujton opinionin e gjerë kombëtar e ndërkombëtar se myslimanët shqiptarë të Kosovës kanë meritat kryesore për mbarëvajtjen e harmonisë fetare në Kosovë dhe se  ata do të vazhdojnë si edhe deri më tani ti përkrahin besimtarët katolikë, qoftë edhe në ndërtimin e kishave kur kjo është pa konotacione diskriminuese dhe politike e për nevoja fetare, por ata nuk do të heshtin, do të ngrisin zërin e tyre si deri më tani ndaj ndërtimit të kishave politike në dëm të lirive dhe interesave të tyre te garantuara. Shqiptarët myslimanë në Kosovë do të vazhdojnë të kontribuojnë për harmoninë fetare dhe për proceset politike në favor të krijimit të shtetësisë së Kosovës por nuk do të vazhdojnë në përjetësi të duartrokasin apo të votojnë politikanët të cilët i dhunojnë në mënyrë skandaloze të drejtat e tyre elementare fetare.


Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës
Fuad Ramiqi

 


Deklaratë për shtyp nr.4
06 maj 2007

Shkelje flagrante e të drejtave njerëzore

Forumi Musliman i Kosovës si organizatë e cila monitoron dhe mbikëqyr vlerat e kulturës dhe traditës islame në Kosovë, ndjehet e shqetësuar dhe e shokuar me rastin e tentimit të mohimit të të drejtave njerëzore të garantuara me Deklaratën e përgjithshme mbi të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, ditë më parë, kur dy nxënëse të shkëlqyeshme dhe me sjellje shembullore të vitit XII të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”në Podujevë, Lindita Tahiri dhe Rifadije Jaha, nga ana e drejtorit të gjimnazit Naim Salihu, janë kërcënuar se poçese nuk i hjekin shamiat nga koka do të privohen nga drejta e vijimit të mësimit të rregullt në prag të përfundimit të vitit shkollor. Poashtu ju ka tërhjekur vërejtjen se”nëse sot lejohet shamia, atëherë a donë të thotë që nesër në shkollë nxënësit t’i falin pesë kohët e namazit, ose në vend të ziles të thirret ezani”. Nuk mund të paramendojmë se me çfarë logjike irracionale truri i drejtorit Naim Salihut mendon dhe vepron. Ne e porosisim drejtorin e shkollës Naim Salihun  në vend se që tenton t’i hjek shamijat dy nxënësëve të tija shembullore, le të tenton dhe të provon t’i hjek shamiat nga koka e nënës apo gjyshes së tij, pasi që shumë po i pengojnë atij. E sa për nxënësit që mund të falen në shkolla, po shihet se sa i varfër është këndvështrimi i tij dhe  se ai jashtë Kosovës nuk ka shkelur ndonjëherë, e të sheh se si në Perëndim dhe Lindje si në shkolla, kolegje, fakultete, ekzistojnë vende të posaqshme ku nxënësit dhe studentët mund të falen dhe të luten pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare. Dy nxënëset e shkëlqyeshme dhe me sjellje shembullore në vend se t’i stimulojë dhe të shpërblejë, drejtori i shkollës i kërcënon me përjashtim nga ndjekja e mësimit të rregullt.. Por le të dije Naim Salihu se ato dy vajza të nesërmen kur të kryejnë gjimnazin dhe të vazhdojnë studimet, do të jenë shembull se si femra kosovare e arsimuar dhe që praktikon fenë e vet Islame do të jetë e dobishme si për familjen, rrethin, atdheun, kombin, fenë, dhe shoqërinë njerëzore në përgjithësi, dhe se në të ardhmen një bashkëshorte dhe nënë e cila do të di të edukojë pasardhësit e vet në frymën më të mirë të shëndoshë njerëzore, kombëtare dhe fetare.
Forumi Musliman i Kosovës edhe në të ardhmen do të angazhohet në avancimin e lirive dhe të drejtave njerëzore duke konsideruar si drejtë themelore edhe stilin e veshjes, ushqimin, pijen, muzikën, folklorin, artin etj.

Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës
Fuad Ramiqi

 


Deklaratë për shtyp nr.3
07 shkurt 2007

Prononcimi i Forumit Musliman të Kosovës rreth pakos së Ahtisarit

Forumi Musliman i Kosovës në këto çaste historike të Kosovës me vëmendje është duke përcjellur zhvillimet aktuale politike rreth përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Shpalosja e planit Ahtisari lidhur me propozimin e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës në vend se të na qetësojë, ai na zhgënjeu pa masë me propozimin e tij që nuk i përfill qartë interesat tona kombëtare e fetare.
Forumi Musliman i Kosovës e ndien veten të obligueshëm që të prononcohet me këtë deklaratë për shtyp nëpërmes së cilës njofton opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar me disa dispozitat e marrëveshjes që bien ndesh me aspektin e drejtës ndërkombëtare dhe parimit të vetëvendosjes së popujve. Sa për ilustrim do të cekim disa dispozita me sa vijon:

- Kosova do të jetë shoqëri shumetnike. Po si mundet vetëm Kosova të jetë shumetnike, shtetet janë ose kombëtare ose qytetare, populli shqiptar në Kosovë përbën 90% të popullatës së gjithëmbarshme. Nuk janë shumetnik as Maqedonia me 55% maqedonas dhe 45% komunitete tjera, Mali i Zi me 45% malazias e 55% komunitete tjera, e mos të flasim për Serbinë, Kroacinë e Slloveninë. Apo si shembull për krahasim është marrë vetëm se BeH si multietnike me 50% boshnjak, 33% serbe dhe 17% kroat.

- Kosova do të ketë simbolet shumetnike. Do të thotë neve 90% shqiptarëve të Kosovës do të na dizajnohet dhe përcaktohet një flamur shumetnik, sikurse që është dizajnuar në BeH nga faktori ndërkombëtar.
- Kosova nuk do të ketë fe zyrtare. Po çdo shtet ka fenë e vetë zyrtare, si bën veç Kosovës të mohohet kjo e drejtë. Kosova me popullsinë e vet 98% myslimane ka fenë e vet Islame në përdorim, krahas saj përdoret edhe feja krishtere me të dy ritet e saja katolike dhe ortodokse.

- Gjuhët zyrtare të Kosovës do të jenë gjuha shqipe dhe serbe. Po si mund të jetë gjuhë zyrtare në tërë Kosovën gjuha serbe e komunitetit serb me vetëm 5%, në ato komuna ku janë shumicë serb preferohet që të jetë zyrtare, por jo edhe në ato komuna ku fare nuk ka serb. Sa për ilustrim shqiptarët që përbëjnë 25-30% të popullatës në Maqedoni, gjuha shqipe është zyrtare në ato komuna me më shumë se 20% shqiptarë që gravitojnë në komuna përkatëse.

- Për dy mandatet zgjedhore Kuvendi i Kosovës do të ketë 20 ulëse të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve të cilat nuk janë shumicë në Kosovë, çdo ulëse e fituar në Kuvend nëpërmjet zgjedhjeve do të jenë ulëse shtesë përveç ulëseve të rezervuar. Kjo do të thotë 10% të komuniteteve do të kenë 35 ulëse në Parlamentin e Kosovës, që do të thotë gati 1/3 e deputetëve në Parlament. A ka ndodh kjo dikund në botë? Sa për ilustrim qe sapo kanë përfunduar zgjedhjet në Serbi në të cilin 10% të popullatës së përgjithshme përbëjnë komunitetet, vetëm 8 deputet të komuniteteve kanë fituar ulëse në Parlamentin serb prej 250 deputetëve(3 hungarez, 2 boshnjak, 2 romë dhe 1 shqiptar) që do të thotë gjithsejtë 3,2% të saj.

- Me këtë marrëveshje formohen 5 komuna të reja: Mitrovica Veriore, Graqanica, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu si dhe Novobërda përjetoi një zgjerim marramendës territorial, të cilat së bashku me 5 komunat ekzistuese serbe më parë, përbëjnë më shumë se 25% të territorit të Kosovës e cila de jure do të jetë në Kosovë por de fakto pushteti qendror do të ketë aspak kontroll. A thua bashkësia ndërkombëtare si në rastin e Bosnjës pas gjenocidit të kryer mbi boshnjakët, serbët i shpërbleu me krijimin e Republikës Serbe në 49% të terrorit të saj, ndërsa në Kosovë pas krimeve të kryera mbi shqiptarët, serbët i shpërblen me entitetin apo autonominë serbe në 25% të territorit të Kosovës, edhe pse janë vetëm 5% të popullatës serbe në Kosovë.

- Shkollat me mësim në gjuhën serbe do të mësojnë sipas plan programeve të hartuara nga Ministria e Arsimit të Serbisë, Mitrovica Veriore do të ketë përgjegjësi ekskluzive për Universitetin në gjuhën serbe, të gjitha komunat serbe në Kosovë do të përzgjedhin komandantët e stacioneve policore lokale, komunat serbe do të kenë të drejtën e krijimit të asociacioneve të komunave serbe në Kosovë dhe si të tillë të drejtën e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet shtetërore serbe, që paraqet anashkalim total i pushtetit qendror të Kosovës.

- Do të krijohen 45 zona mbrojtëse përreth kishave dhe manastireve, për 23 manastire dhe kisha, është cekur se do të kenë zonat mbrojtëse prej 50 gjer në 100 metra në perimetër, ndërsa për 22 manastire dhe kisha, zonat e mbrojtura janë përcaktuar me hartat e bashkangjitura pa cekur distancën e zonës mbrojtëse, që nënkupton se mund të shkojë edhe në kilometra hapësire mbrojtëse.

- TMK-ja në vend se të transformohet në ushtrinë e Kosovës, ajo do të shpërbëhet, dhe në vend të saj do të formohet Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK)-së me 2500 pjesëtar aktiv dhe 800 rezervist, të pajisur vetëm me armatim të lehtë, pa pasur drejtë posedimi të armatimit të rëndë. FSK-ja do të jetë përgjegjëse për t’u përgjigjur krizave, shkatërrimit të mjeteve shpërthyese dhe mbrojtjen civile.

- Përfaqësuesi civil ndërkombëtar(PCN) do të mbikëqyri dhe do të zbatojë këtë marrëveshje dhe do të jetë autoriteti përfundimtar i cili ka të drejtë të ndërmarrë për të anuluar vendime apo ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, si dhe të largojë apo sanksionojë çdo zyrtar publik në Kosovë i cili nuk zbaton këtë marrëveshje. Mandati i PCN-së do të skadojë atëherë kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të konstatojë se Kosova i ka përmbushur kushtet e parapara me këtë marrëveshje. Kësaj i thonë vazhdim i prezencës ndërkombëtare, por tani në vend të UNMIK-ut i cili administroi plot 8 vjet me Kosovën, EUMIK-u i cili do të administrojë edhe 15 vjet me rrallë Kosovën.

Forumi Musliman i Kosovës është i mendimit se plani i Ahtisarit është i papranueshëm si i tillë sepse ofron zgjidhje që nuk korrespondon me vullnetin e popullit të Kosovës, që në mënyrë të lirë të vendos vetë për fatin e tij, nëpërmjet referendumit të organizuar nga Kombet e Bashkuara, siç është organizuar dhe pranuar së fundi pavarësia e Malit të Zi, apo ende është në fuqi vlerësimi i Badinterit i cili vetëm në rastin e Kosovës ia pamundëson një gjë të tillë.

Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës
Fuad Ramiqi

 


 

Deklaratë për shtyp nr.2
12 nëntor 2006

Prononcimi i Forumit Musliman të Kosovës rreth peticionit të 32 intelektualëve

Forumi Musliman i Kosovës po ndjek me shqetësim dhe ndjen keqardhje, që ditëve të fundit janë ripërtërirë zërat në media elektronike dhe të shkruara të cilat janë të drejtuara kundër kulturës islame tek shqiptarët.
Një prej këtyre zërave është edhe vet shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare i cili me ardhjen e tij në Kosovë në vend që të kërkojë falje nga opinioni i gjerë shqiptar për fyerjen e kulturës islame dhe etiketimin e shqiptarëve mysliman si aziatik, ai e përbuz mikpritjen kosovare me fjalët urrejtjenxitëse që i përcolli opinionit shqiptar të Kosovës mu në mes të Prishtinës, për ç’arsye Forumi Musliman i Kosovës u trondit nga fjalorthi i tij që bie ndesh me parimet e tija morale si dhe cenimin e lirisë së të drejtave njerëzore.
Ende pa u përfunduar kjo odiseadë e Kadaresë në shtypin tonë shqiptar, gjegjësisht në gazetat ”Koha Ditore” në Prishtinë si dhe “Shekulli” në Tiranë dhe në gazetat tjera shqiptare u botua letra e hapur e 32 intelektualëve shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare dërguar Presidentit të Kosovës, kryeparlamentarit të Kosovës si dhe kryeministrit të Kosovës lidhur me katedralen në Prishtinë.
Forumi Musliman i Kosovës çmon dhe respekton të drejtën e besimtarëve shqiptarë katolik për lirinë e plotë në ushtrimin dhe zbatimin e riteve të tyre fetare, por kategorikisht kundërshton kur kjo e drejtë merr kahje politike dhe politizon çështjen tej mase.”Ngritja e katedrales në Prishtinë si shenjë e shtetësisë së Kosovës” në letrën e tyre të dërguar të 32 intelektualëve shqiptar e ka mbushur kupën pas së cilit edhe lexuesi fillestar shqiptar mund të kuptojë se kah na çon kjo iniciativë hipokrite e tyre. A thua kërkesa për ngritjen e qendrës islame në Prishtinë, që u refuzua kohë më parë nga organet kompetente komunale të Prishtinës, na qenka shenjë e “jo shtetësisë së Kosovës”. Forumi Musliman i Kosovës njashtu kundërshton ndërtimin e katedrales në vendin ku gjendet gjimnazi e ekzistues, nga i cili janë shpërngul nxënësit e rregullt që e kanë ndjekur mësimin në të dekada me radhë.
Forumi Musliman i Kosovës apelon tek organet kompetente komunale që t’ju mundësohet besimtarëve si atyre mysliman njashtu edhe katolikë t’ju epen lokacionet gjegjëse për ngritjen e objekteve fetare sipas nevojës dhe kërkesës së tyre, të cilët do të shërbejnë dhe do të jenë vende fetare në të cilin do të kryhen rite fetare, e assesi të paraqiten si simbole me shenjë apo mos shenjë të shtetësisë së Kosovës.
Pas hipokrizisë së letrës së 32 intelektualëve për katedralen si dhe fyerjes nga ana e Kadaresë provokimi më i ri erdhi nga revista ”Mapo” e cila të shtunën me datë 11.11.2006 botoi intervistën ekskluzive me Fleming Rose botuesin danez të karikaturave të ilustruar me një karikaturë ofenduese ndaj profetit tonë Muhamedin a.s.
Forumi Musliman i Kosovës e dënon ashpër këtë akt fyes antiislam dhe ngacmim të qëllimshëm i ndjenjave të shqiptarëve mysliman shumicë, si dhe shpreh shqetësimin e thellë për përhapjen e vazhdueshme të islamofobisë, e cila për qëllim ka të provokojë qeverinë shqiptare dhe të krijojë trazira në Shqipëri, e në mënyrë të tërthortë, pas shtyrjes së propozimit të presidentit Ahtisari nga Grupi i Kontaktit për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, të shkaktojë edhe trazira në Kosovë që është qëllimi i qarqeve të caktuara e në radhë të parë qarqeve serbogreke.
Forumi Musliman i Kosovës apelon tek shqiptarët në përgjithësi e muslimanët në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të kujdesshëm ndaj këtyre provokimeve të vazhdueshme me qëllime dhe plane të caktuara më parë, dhe të mos bien pre e qarqeve të caktuara politike që synojnë destabilizimin e shqiptarëve në këto momente të rëndësishme historike në të cilën po kalon populli shqiptar në përgjithësi e në Kosovë në veçanti.

Forumi Musliman i Kosovës

 


Deklaratë për shtyp nr.1
5 nëntor 2006

Forumi Musliman i Kosovës denoncon mohimin e lirisë së të drejtave themelore të studentëve durrsakë

Forumi Musliman i Kosovës duke përcjellë zhvillimet e fundit rreth problemeve të dy studentëve muslimanë të Universitetit të Durrësit të shkaktuara nga mohimi i të drejtave të tyre themelore nga rektori i tyre, ndjehet i shqetësuar edhe me valën më të re antiislame të disa institucioneve dhe mediave të Shqipërisë dhe ndërlidhjen e disa segmenteve të kësaj fushate në çështjen e Kosovës.
Shkrimi “Mjekrra dhe Shamia” nga Skënder Shkupi i botuar në gazetën Shekulli të datës 2 Nëntor 2006 është vetëm vazhdim i fushatës së mëhershme e cila i sjell dëme të rrezikshme proceseve nëpër të cilat po kalojnë shqiptarët në përgjithësi dhe ata të Kosovës në veçanti.
Forumi Musliman i Kosovës rikujton shkrime të mëhershme të botuara në këtë gazetë më herët, si bie fjala atë të Maks Velos, të cilët indinjojnë skajshëm shqiptarët kosovarë dhe veçanërisht ata të besimit islam duke i kontribuar prishjes së harmonisë fetare dhe krahinore midis shqiptarëve.
Muslimanët kosovarë dhe ata shqiptarë në përgjithësi kanë marrë në vazhdimësi mirënjohje nga institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për kontributin e tyre të pandërprerë në mbarëvajtjen e harmonisë etnike dhe fetare në Kosovë sikur edhe në mbështetjen për avancimin e çështjes së Kosovës, kështu që përdorimi e cenimi i të drejtave të tyre të garantuara me kushtetutë si alibi kundër kauzës kombëtare është i pabazë dhe me pasoja afatgjata e të paparashikueshme.
Forumi Musliman i Kosovës duke qëndruar pranë dy studentëve durrsakë dhe të tjerëve që mund të bien pre e shkeljeve të të drejtave të garantuara të njeriut, i bën thirrje mediave të shkruara dhe elektronike në Shqipëri dhe më gjerë që të jenë më të kujdesshëm përball lirisë së të drejtave themelore dhe bindjeve të shumicës së qytetarëve që i ndjek ato.

Forumi Musliman i Kosovës

Kthehu ne faqen kryesore