Qëllimet dhe aktivitetet programore të
|
Forumi Musliman i Kosovës synon të jetë një organizatë joqeveritare me qëllim të afirmimit dhe avancimit të vlerave të kulturës dhe traditës islame në Kosovë. Organizata do të veprojë kryesisht në aktivitetet e poshtëshënuara: Do të promovojë si në mjedisin kosovar ashtu edhe atë ndërkombëtar kulturën Islame dhe vlerat e saj si fe e paqes, tolerancës, mirëkuptimit, mirëbesimit dhe humanizmit të ndërsjellë civilizues njerëzor. Do të mbrojë imazhin e qytetërimit Islam në Kosovë dhe në botë, të drejtat e besimit dhe demonstrimit të lirë të bindjeve fetare, sipas Kushtetutës së Kosovës dhe Kartës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Do të luftojë të gjitha format e islamofobisë dhe diskriminimit për shkak të besimit të lirë islam dhe praktikimit të tij që mund të shfaqen në shoqërinë tonë dhe më gjerë. Do të afrojë rreth veti me vetëdëshirë të lirë qytetarët e Kosovës të proveniencës Islame, pa dallim etnie apo gjinie. Do të posedojë organet e veta mediale elektronike apo të shkruara. Do të shërbejë si qendër koordinimi për studime të ndryshme që kanë për qëllim hulumtimet shkencore lidhur me kulturën Islame në Kosovë dhe më gjerë. Do të kumtojë kumtesa mediale publike në mediat elektronike dhe të shkruara për të pasqyruar në mënyrë të drejtë kulturën Islame dhe për t’iu kundërvënë çfarëdo tendence anti Islame në Kosovë. Do të merr pjesë në simpoziumet e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare që organizohen lidhur me kulturës islame. Do të organizojë tribuna publike dhe simpoziume shkencore. Do të afirmojë dhe avancojë të drejtat dhe liritë njerëzore duke konsideruar si të drejtë themelore edhe stilin e veshjes, ushqimit, pijes, muzikës, folklorit etj. |